22:48 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Konfirmohet mungesa e një ylli në derbin Juventus-Inter

Masimiliano Alegri ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për sfidën e nxehtë që do të luhet nesër në Torino, ndaj Interit.

Tashmë është zyrtare, se Bufon nuk është mundur të rikuperohet për këtë sfidë, dhe do të jetë mungesa e madhe e bardhezinjve.

Mungesë tjetër e rëndësishme është edhe Lishtajner, që konfirmohet nga vetë lista e trajnerit. Në portë, pritet të jetë titullar Sczezny, ndërsa vendin e zviceranit pritet ta zërë De Sciglio.