14:39 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet, ndryshimi i emërtimit të pasardhësit të Galaxy S10-s

Samsungu, do të prezantojë muajin e ardhshëm tre modele flagship Galaxy S dhe tashmë është konfirmuar edhe ndryshimi i emrit. Sot të dy telefonat me emrat e koduar SM-G980F/DS  dhe SM-G985F/DS janë certifikuar me emërtimet Galaxy S20 dhe S20+.

Numrat e modeleve janë në një linjë me flagshipët e mëparshëm dhe germa F në fund zakonisht përdoret për modelin ndërkombëtar të telefonit. DS-ja do të thotë “Dual-SIM”, por jo të gjitha modelet vijnë me këtë tipar.

Dy flagshipët e shumëpritur të Samsungut, do të sjellin kamera revolucionare me zmadhim optik 100X në S20 Ultra. Përveç kamerave, Galaxy S20-a do të ketë edhe një procesor më të fuqishëm Snapdragon 865 deri në 16GB RAM dhe ekrane 120Hz.

Së bashku me telefonat mbërrijnë edhe kufjet e reja Galaxy Buds+, të cilët kanë jetëgjatësi më të lartë baterie dhe cilësi më të lartë telefonatash.