15:01 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet nga policia: Një person i vdekur në aksidentin, në Podujevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Lluzhan të Podujevës, shkruan Indeksonline.

Si pasojë, një person ka humbur jetën.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, për Indeksonline, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftur për një aksident trafiku në fsahtin Lluzhan  në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësiti i zjarrfiksëve. Në orën 14:30 kemi pranuar nje konfirmim nga njesitet në vendin e ngjarjës se me konfirmim të mjekut kujdestar  një person ka nëdrruar jetë dhe dy  persona të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë.

Në aksident janë te perfshira dy automjete”, ka thënë ai./Indeksonline/