09:41 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Real Madridi lanson ofertë zyrtare për Thibaut Courtois

Siç raporton gazeta belge, Het Laatste Nieuws, tani pritet të ndodhë lëvizja e madhe, shkruan IndeksOnline.

Gazeta mirë e informuar ka raportuar sot se Real Madridi ka bërë ofertë zyrtare për portierin e Chelseat, Thibaut Courtois.

Është konfirmuar se ”Los Blancos” i kanë ofruar Chelseat rreth 35 milionë funte për Courtois.

Courtois mbetet pa kontratë verën e ardhshme, derisa portieri dëshiron të shkojë në Spanjë për të qenë më afër familjes.

A do ta transferojë Real Madridi Courtoisin? Kjo duket të jetë formale, derisa problemi i vetëm është te zëvendësuesi i belgut te Chelsea./IndeksOnline/