13:15 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

KONFIRMOHET: Ronaldo nuk është golashënuesi më i mirë në histori!

Cristiano Ronaldo shënoi mbrëmë një gol në fitoren e Juventusit 2-0 kundër Napolit në Superkupën e Italisë.

Goli i Ronaldos po konsiderohet si historik, pasi ka arritur numrin e 760 golave, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë Cristiano Ronaldo nuk është golashënuesi më i mirë. Federata e Futbollit e Çekisë ka reaguar, duke treguar se ish-lojtari i tyre, Josef Bican ka të shënuara 821 gola zyrtar. Pra, Cristiano ende ka punë për të bërë që të konsiderohet i pari.

“Ne Federata e Futbollit e Çekisë, deklarojmë se Bicani ka 821 gola të shënuara. Andaj kjo nënkupton se Ronaldo ende nuk është golashënuesi më i mirë në histori”, thuhet në deklaratën e FA-së së Çekisë./IndeksOnline/