12:13 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet shtatzënia e Adelina Tahirit, vëllai i saj fillon blerjet luksoze për foshnjën (Foto)

Adelina Tahiri është një ndër femrat më të përfolura të shoubizit shqiptar sidomos së fundi pas martesës së saj me biznesmenin maqedonas.

Këngëtarja shqiptare javë më parë bëri të ditur që është martuar kurse tashmë po qarkullojnë informacione se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Këtyre spekulimeve pothuajse janë vërtetuar pas publikimit të imazheve të fundit nga vëllai i Adelinës, Edmond Tahirit.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi  në “Instagram” teksa shihet të ketë blerë veshje për foshnjat veshje këto që duken të jenë super luksoze, të markës Gucci.

Kurse në bazë të ngjyrës së rrobave të krijohet përshtypja se bukuroshja jonë është duke pritur të sjell një jetë një foshnje të gjinisë mashkull.

Ndryshe, Ajo është martuar edhe zyrtarisht me afaristin dhe avokatin maqedonas, Serjozha Markov, i cili është vëlla i bashkëshortes së zëdhënësit të VMNRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski./Indeksonline/