13:51 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Skiatorja zvicerane, e dashura më e re e Valon Behramit (Foto)

Ky është lajmi më i nxehtë i dimrit! Lara Gut (26 vjeçare) dhe Valon Behrami janë së bashku. Skiatorja e bukur dhe ylli i Kombëtares së Zvicrës janë një çift, shkruan IndeksOnline.

Kjo është konfirmuar nga Lara në rrjetet sociale (Facebook): “Me Valonin unë kam përjetuar fuqinë e të qenit çift dhe të kesh një person pranë jush që do të të marrë për dore dhe kurrë nuk do të të lërë vetëm, Valoni është gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë”.

Para Lojërave Olimpike Dimërore “Pyeongchang” gazeta “Blic” kishte shkruar se atletja është në një lidhje me Bastian Baker, por Lara kishte reaguar përmes rrjeteve sociale duke thënë se “vetëm kishte biseduar në telefon në mënyrë shoqërore”.

Në anën tjetër, Valoni ka disa ditë që është ndarë zyrtarisht nga Elena Bonzani, me të cilën ka dy fëmijë./IndeksOnline/