75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Ylli i Barcelonës mungon tri javë

FC Barcelona ka konfirmuar përmes një deklarate se Lucas Digne do të jetë jashtë për tre javë për shkak të dëmtimi që ka ndodhur gjatë pushimit duke luajtur me kombëtare e Francës .

Këtë pasdite ai është testuar nga shërbimet teknike të Barcelonës, të cilat “kanë konstatuar që ai ka një plagë në kofshën e majtë. Koha e përafërt e rikuperimit do të jetë rreth tre javë”.

Digne , atëherë, është viktima e parë e konfirmuar e Barcelonës nga virusi i FIFA-s në kohët e fundit.

Sot do të testohen lojtarë të tjerë, si Ter Stegen ose Messi . Gjithashtu Iniesta dhe Pique kanë luajtur me shqetësim.

Rënie e Digne vjen në një kohë vendimtare, në të cilën skuadra e Valverde do të përballet me çerekfinale të Ligës së Kampionëve , finalen e Copa del Rey dhe ndeshjet e Ligës në të cilat mund ta vulosin titullin. /IndeksOnline/