09:18 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Konfirmohet: Ylli i Bayernit mungon në Olimpiadë

Ka filluar të zbulohet lista e Kombëtares së Gjermanisë për ndeshjet e lojërave olimpike “Tokio 2020”.

Gjatë një bisede ndëmjet yjeve të futbollit gjerman, u zbulua se Thomas Mulleri nuk do jetë në listën e Gjermanisë për në olimpiadë, shkruan IndeksOnline.

Max Kruse e pyeti Mullerin se a do të jetë pjesë e këtyre lojërave, ai u përgjigj: “Nëse ju pëlqen të ëndërroni shumë, kjo natyrisht se lejohet dhe është interesante”.

Pra, ylli i Bayernit nuk do të marrë pjesë në olimpiadë. Por, gjatë kësaj bisede u konfirmua se ylli i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, do të jetë në listën e të ftuarve për Tokio.

Kujtojmë se lojërat olimpike do të mbahen gjatë këtij viti (në muajin korrik dhe gusht) edhe pse ishte e paraparë të zhvilloheshin vitin e kaluar, por për shkak të situatës pandemike ato u shtyn për këtë vit./IndeksOnline./