18:02 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet, ylli i Kosovës humb ndeshjen ndaj Bullgarisë

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës Benjamin Kololli nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Bullagrisë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Olle doktori i ekipit përfaqesues Murat Berisha. Ai tha se Kololli ka pasur një lëndim të mëhershëm të cilin nuk e ka shëruar më parë.

“Sot është bërë rezonanca magnetike dhe kemi dal në përfundim që Kololli nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Bullgarisë” tha Berisha.

Kujtojmë që Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese të hënen me fillim nga ora 20:45.