17:49 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Konfirmon Hoxhaj: Jemi të vendosur bashkë me LDK-në, marrëveshja kalon sot!

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka konfirmuar se koalicioni qeverisës i ka votat e siguruara për kalimin e demarkacionit.

Ai ka deklaruar se bashkë me deputetët e LDK-së janë të vendosur që të ratifikohet marrëveshja kufitare me Malin e Zi.

“Ajo se çfarë po ndodhë në Kuvend të Kosovës është fundi i një situate absurde. Por si aprtner të koalicionit bashkë me kolegët tjerë në opozitë, jemi të vendosur që sot të votohet marrëveshja kufitare. Në demokraci debati është me pikëpamje politike, dhe jo me metoda të dhunës dhe si të tilla i gjykojmë. Por vullneti jonë politik është që kjo temë të mbyllet. Këtë proces nuk do ta ndalin as gjatë orëve deri sa të votohet. Votat koalicioni i ka dhe duam të lëvizmin përpara “, është shprehur ai, raporton Indeksonline.

Ai ka thënë se nuk e di kur do të ndodhë votimi, por është shprehur i bindur se ajo do të përfundojë sonte.

“Nuk e di se kur por sonte do të përfundojë. Është proces i pandalshëm”, ka thënë ai./Indeksonline/