18:05 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Konfirmon Kocijançiq: Dialogu Kosovë-Serbi, më 26 shkurt

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin teknik do të vazhdojë më 26 shkurt.

Këtë ajo e ka konfirmuar për Tanjug, duke thënë se të dy palët kanë rënë dakord që dialogu të vazhdojë me këtë datë.

“Të dy palët ranë dakord që raundi i ardhshëm i bisedimeve në kuadër të dialogut të mbahet në Bruksel, më 26 shkurt”, ka thënë ajo./Indeksonline/