19:41 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Konfirmon policia: Janë arrestuar Albin Kurti e Donika Kadaj (Foto)

Arrestimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti e Donika Kadaj e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Indeksonline ka raportuar para disa minutash lidhur me arrestimin.

“Policia e Kosoves si institucion i zbatimit te ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore duke u bazuar edhe ne vendimet apo urdheresat e organeve kompetente te drejtesise. Kete rast bazuar ne urdhresen e gjykates themelore ne Prishtine per ndalim, arrestim dhe dergim ne qendren e paraburgimit jane ndermarr veprimet ligjore per realizim te te njejtes (urdherese se gjykates)ndaj dy personave te apostrofuar nga ana juaj”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

Ndërkohë, sipas pamjeve të Indeksonline, shihet se policia e ka arrestuar Kurtin në banesën e tij./Indeksonline/