17:11 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Konfiskohen 100 kg drogë në veri të Mitrovicës (Foto)

 

Policia e Kosovës ka sekuestruar dhjetëra kilogramë mariuhanë në një aksion në veriun e Mitrovicës.

Burime të kallxo.com flasin për  njërën nga sasitë më të mëdha të drogës të kapura në atë zonë. Sipas këtyre burimeve bëhet fjalë për mbi 100 kilogramë drogë të cilat pas konfiskimit janë duke u peshuar në stacion.