18:20 / E Premte, 02 Qershor 2023 / MSH

Konfiskohen 220 gramë kokainë dhe arrestohet një i dyshuar

Drejtoria per Hetimin e Trafikimit me Narkotikë sot në Gjilan kanë realizuar operacionin “Shpërndarësi 2″, me qëllim të vënies para drejtësisë të personave që përfshihen në trafikim me lëndë narkotike.

Në orët e pasdites, në koordinim me organet e drejtësisë, është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit Sh.R., (viti i lindje 1997, mashkull kosovar).

Aty janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë 220 gramë, dy peshore dhe prova tjera që do të përdoren në procedurë të mëtejme.

Vlen të ceket se vlera e substancës së konfiskuar është rreth 22 mijë euro.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, i njëjti është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.