13:36 / E Martë, 13 Mars 2018

Konfiskohen armë dhe municion në Koliq të Prishtinës (Foto)

Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Koliq të Prishtinës, ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore –Prishtinë, është bërë bastisja e një shtëpie dhe objekteve përcjellëse.

Në atë lokacion zyrtarët policorë  kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë automatike AK 47, dy pushkë gjuetie, një armë e gjatë Karabinë me Dylbi 8×57, një pistoletë e tipit TT.

Po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe 425 fishekë të armës së gjatë AK 47, 68 fishekë të armës së gjuetisë,

14 fishekë të armës së shkurtë TT, një karikator i armës së shkurtë TT, 7 fishekë të armës karabinë, dy dylbi për vendosjen në armë të gjatë, tre karikatorë të armës së gjatë AK47, një thikë, 57 krehër për municion etj.

Me këtë rast janë arrestuar A. B, (37) dhe M. B.,  (35), që të dy shtetas të Kosovës, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë.

Ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.

Të fundit