08:31 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Konfiskohen armë e narkotikë në Gjilan, një i arrestuar

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka kryer dje një aksion në fshatin Pogragjë të Gjilant, ku ka sekuestruar disa armë pa leje.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar, derisa rasti është nën hetime, shkruan Indeksonline.

Ja njoftimi i policisë:     

Me 28 shkurt 2018, rreth orës 09:35, në fshatin Pogragjë, komuna Gjilan  në bazë të urdhëresës së Gjykatës themelore – Gjilan, nga policia e Kosovës njësitet hetues të stacionit policor të Gjilanit janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës, me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar:

  • një pistoletë ECOL MOD.92 PIRAT COMPACT, 9mm PA.MAGNUM,
  • një karikator i armës pa municion,
  • dy karikatorë të armës TT të kalibrit 7.62 mm,
  • 7 fishek të kalibrit 7.62 mm,
  • 22 copë fishekë të kalibrit 12 GA,
  • një pushkë e gjuetisë dy tytëshe
  • një qese me guri kristalor që dyshohet të jetë substancë narkotike ,,Kokainë” me peshë 5.2 gr.
  • tri qese të mbushura që dyshohet të jetë substance narkotike marihuanë me peshë 18.9 gr,
  • 7 copë thika të ndryshme
  • dhe dy paketime letër të quajtura ,,rizlla” që shërbejnë për mbështjelljen e duhanit.

I dyshimti është intervistuar nga hetuesit policor në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/