09:57 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / k.v

Konfiskohen prova materiale të AZhB-ja, aksioni është shtrirë edhe në disa komuna

Hetuesit e policisë, në operacionin që po zhvillohet tek Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë kanë konfiskuar prova materiale.

Thasë me prova janë parë teksa nxirreshin nga zyrat e kësaj agjencie, të cilat janë futur në veturat zyrtare të autoriteteve të rendit.

IndeksOnline ka mësuar nga burimet brenda policisë se operacioni po zhvillohet edhe në disa lokacione të tjera në komuna të ndryshme të vendit.
Deri tani në pranga kanë përfunduar dy persona, mirëpo numri i të arrestuarve pritet të rritet./IndeksOnline/