09:13 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Konfiskohet drogë në Mitrovicë

Një person në Mitrovicë është arrestuar pasi gjatë kontrollit i është gjetur 1.78 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.78 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt” thuhet në raport të policisë./Indeksonline/