10:26 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / k.v

Konfiskohet një pistoletë në Prizren

Gjatë një plani operativ, hetues policorë kanë arrit të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B.M., dhe të sekuestrojnë një armë të zjarrit dhe një karikator me dy fishek.

Gjatë mbledhjes së informatave për personin e dyshuar, policia ka arritur të sigurojë një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se i njëjti posedonte një pistoletë.

Gjatë intervistës i dyshuari i ka treguar policisë për armën e cila më pas është sekuestruar arma.

Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë te rregullt.

Temat: