18:25 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / OSH

Konflikt në komunikacion/ Kështu e kërcënon një person shoferin e kombi-busit në Prishtinë

Një person ka kërcënuar shoferin e një kombi-busi duke e mbajtur të bllokuar për disa minuta.

Rasti ka ndodhur sot gjatë ditës në kryeqytet, shkruan IndeksOnline.

Bazuar në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, personi rreth të 50-ave tregohet i rrezikshëm karshi shoferit i cili pas vetës ka edhe pasagjerë të tjerë.

Megjithëse nuk dihen arsyet e këtij rasti, konflikti duket se ka kaluar pa ndonjë incident tjetër. /IndeksOnline/