10:13 / E Enjte, 15 Prill 2021 / C E

Konflikti Ukrainë – Rusi, Turqia tregon pozicionin e saj

Turqia nuk do të anoj në konfliktin në mes të Ukrainës dhe të Rusisë në rajonin Donbass të Ukrainës lindore.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në një intervistë për NTV është shprehur i paanshëm në konfliktin mes dy shteteve të ish-BRSS.

Presidenti Tajip Erdogan bëri thirrje në fundjavë për t’i dhënë fund zhvillimeve “shqetësuese” në rajonin Donbass pasi u takua me homologun e tij ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov më pas tha se Turqia dhe kombet e tjera nuk duhet të ushqejnë “ndjenjat luftarake” në Ukrainë. /IndeksOnline/