75 Mall Live Search
11:24 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Konjfuca: Më vie mirë që kryeministri deklaroi se s’do t’i shohë të prangosur deputetët

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca përgjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës është deklaruar edhe për vënien në pranga të deputetëve të Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se Vetëvendosje kërkon lirimin sa më të shpejtë të tyre si dhe nuk la pa përmendur se i vie mirë që kryeministri Ramush Haradinaj e përmendi këtë rast dhe deklaroi se nuk do t’i shohë të prangosur deputetët, ashtu siç janë parë sot deputeti Albin Kurti si dhe Albulena Haxhiu, shkruan Indeksonline.

Në ndërkohë Konjufca ka vazhduar të flasë për programin e Qeverisë së Kosovës, 2017-2021./Indeksonline/