Konjufca: Nuk po e di a jam para Këshillit të Sigurimit të OKB-së a para VV-së?
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ndër të parët që janë larguar nga selia ishin deputeti Albin Kurti si dhe Glauk Konjufca.
Ndër të tjerash Kurti ka zgjedhur që të mos prononcohet para medieve, edhe pse disa gazetarë tentuan që të kenë një prononcim.
Por çuditërisht një fjali të thjeshtë por të çuditshme e ka thënë deputeti Konjufca, raporton Indeksonline.
“Nuk pe di a jam para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara a para Vetëvendosjes”, ka thënë Konjufca.
Duhet shtuar se në Vetëvendosje përgjatë kohëve të fundit ka pasur ndryshime të shumta, ndër të tjerash dorëheqje të njëpasnjëshme, gjë që kanë shtuar edhe më shumë interesin publik me atë se çfarë do të ndodhë në fund me gjithë këtë zhvillim brenda njërës prej partive më të zëshme në vend./Indeksonline/