20:51 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Konjufca paralajmëron: Mbledhja do vazhdojë edhe nesër (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka dalë nga mbledhja e partisë e cila ka filluar sot pas orës 15:00.

Ai para gazetarëve ka dhënë detaje nga takimi, ku ka thënë se pikë kryesore ka qenë dëgjimi i të dorëhequrve nga VV-ja, raporton Indeksonline.

Konjufca ka bërë me dije se si pika të rendit kanë qenë edhe tema të tjera, përfshirë demarkacionin, porse ato duket se do të mbesin për vazhdimin e mbledhjes që sipas tij do të ndodhë nesër.

“Mbledhja nuk ka përfunduar, unë vetëm e mora një pauzë. Pika e diskutimit ishte versioni i të dorëhequrve për situatën nëpër të cilën po kalon Lëvizja Vetëvendosje. E kemi dëgjuar secilin veç e veç. Kemi folë secili nga 10 minuta, prandaj na ka marrë edhe kohë. Unë tash jam edhe më aktivist sesa që kam qenë. Kanë qenë edhe disa pika të tjera por nuk do të arrijnë sonte. Shpresoj që nesër do të vazhdojmë”, ka thënë ai./Indeksonline/