11:25 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konjufca: Thaçit mos t’ia kufizojmë temat por çdo takim me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e  jashtëzakonshme për çështjen e ‘Korrigjimit të kufijve’ i ka konsideruar këto zhvillimet si lëkundje dhe shkundje e sistemit politik të Republikës së Kosovës.

Konjufca ka theksuar se Thaçi po e konsideron veten si “monark absolut” duke pasur të drejta absolute brenda shtetit të Kosovës, duke e keqkuptuar mandatin e tij.

“Nuk është krejt problemi te çështja se Presidenti ka hap një temë të papranueshme, por nuk është vetëm që presidenti ka hapur një temë tronditëse, por kemi të bëjmë me lëkundjen edhe shkundjen e sistemit politik të RKS. Meqenëse e dimë se si është i rregulluar shteti jonë dhe i ka tri pushtete por presidenti nuk është pushteti i katërt, por ai e ka keqkuptuar mandatin e tij si president po sillet si Monark absolut. Ata e kanë konsideruar territorin pronë te veten private, dhe kur e dëgjon Thaçin që thotë se unë e di se çfarë bëjë me territorin e Kosovës, kjo është tipike të një personi qe e ka keqkuptuar mandatin e tij.” Është shprehur Konjufca.

Ai ka theksuar se ndeshja finale me Serbinë është luajtur në vitin 2008 dhe ka fituar Kosova, gjë që është vërtetuat edhe me vendimit e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro Kosovës.

“Finalen me Serbinë, Kosova e ka kry në vitin 2008 dhe Serbia është ankuar për rezultatin e ndeshjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku kjo e fundit i ka dhënë të drejtë fitores së Kosovës. Këtu ka përfunduar finalja dhe nuk ka finale tjetër, ai që thotë do ta luajmë edhe një finale dhe rezultati nuk dihet, nuk ka vija të kuqe ia ka shkaktuar dëmin më të madh shtetit të Kosovës dhe ky është presidenti” tha deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Konjufcës me anën e rezultues Presidentit të vendit duhet t’ia kufizojmë jo vetëm temat por edhe çdo takim me Serbinë./Indeksonline/