11:02 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Konjufca – Thaçit: S’mund ta luftosh Specialen duke dialoguar me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka përsëritur kundërshtitë e partisë së tij që presidenti Hashim Thaçi të jetë kryenegociator në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i Thaçit është që duke dialoguar me Serbinë, ta vonojë Gjykatën Speciale, raporton Indeksonline.

Konjufca ka thënë se për Vetëvendosjen është e papranueshme heqja e vijave të kuqe nga Presidenti Hashim Thaçi ndaj Serbisë, duke thënë se Kosova ka pasur tri vija të kuqe ndaj Serbisë.

E para, sipas tij ishte statusi i Kosovës që është i pakontestueshëm, e dyta kompaktësia e vendit dhe e treta, territori i vendit.

Por, sic ka thënë ai, duke i hequr vijat e kuqe, Thaçi, individualisht e vendosi Kosovën në tavolinë me Vuciqin.

Ndërsa Vetëvendosje konsideron se interesimi i madh i Presidentit Thaçi që me çdo kusht të dialogojë me Serbinë dhe t’iu prijë bisedimeve është për shkak të vonimit i punës së Gjykatës Speciale të cilës, Konjufca thotë se po i frikësohet i pari i vendit.