08:33 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Konjufca tregoj pse Kurti duhet të jetë kryeministër

Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër.

“Lëvizja Vetëvendosje ka përparësi, sepse nuk ka gabime të qeverisjes siç i ka Veseli ose Haradinaj. Kemi kandidatin e pjekur për kryeministër. Albin Kurti është në moshë ideale për kryeministër. Nuk është i korruptuar prandaj kësaj radhe për herë të parë në zgjedhje kandidati për kryeministër do të ketë më shumë peshë se program”, ka theksuar Konjufca në RTK.

Ai ka thënë se raporti me LDK duhet të analizohet nga konteksti opozitar që ishte.

“Pati bashkëpunum për homologimin, Z Mobile etj.”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, LDK për shkak të reagimeve të Vetëvendosjes ndaj marrëveshjes për “Zajednicën” ishte në hatërmbetje.