23:20 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Konjufca: Valdete Daka po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion nëse Kurtit dhe të tjerëve iu ndalohet kandidimi për deputetë.

Konjufca në “Debat Plus” thotë se në Kosovë po ndjehet një rrezik për demokracinë.

“Po ndjehen disa shenja të një rreziku të demokracisë. Po bëhet cenimi i parimit të sigurisë juridike. Po bëhet ndryshimi i rregullave të lojës në mes të lojës për Albin Kurtin dhe të tjerët. Kushtetuta është e njëjta që nga viti 2008. Kurti dhe të tjerët e kanë kryer një veprim në të mirë të Kosovës për ndërprerjen e një seance të Kuvendit ku Kosova i humbi shumë hektarë tokë me demarkacionin”.