12:07 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Kontrabandim me mallëra, nga Serbia në Kosovë hyn një traktor me rimorkio

Në fshatin Hodonovc njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur se përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë ka hyrë një traktor me rimorkio, por i dyshuari me të vërejtur policinë ka lënë rimorkion dhe ka ikur në drejtim të Serbisë.

Policia në fshatin Hodonovc, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se në rimorkio kishte të ngarkuar pjesë të ndryshme të mjeteve motorike.

Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/