13:59 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat të rihapen shpejt dhe pa kufizime të mëdha-Apel shkenctarësh Gjerman

Shkruan:

Dr. Halil Krasniqi, Kirurg dhe Deputet (FWV) në Pforzheim

Duke u bazuar edhe në ecurin e pandemisë dhe stabilizimin e situatës aktualle, disa shtete filluan të rihapin institucionet shkollore dhe parashkollore. Edhe ne Gjermani para 2 ditësh filloi apeli masiv i disa shoqatave shkencore drejtuar qeveris Gjermane për rihapjen e qerdheve të fëmijëve dhe shkollave.

Këto katër shoqata mjekësore të specializuara shumë të njohura dhe të mëdha janë përfshirë në këte thirrje të rëndësishme:

Shoqata Gjermane për Higjienën Spitalore (DGKH)

Shoqata Gjermane për Infektiologji Pediatrike (DGPI),

Akademia Gjermane për Mjekësi Pediatrike dhe Adoleshente (DAKJ) dhe

Shoqata profesionale e fëmijëve dhe adoleshentëve në Gjermani (bvkj e.V.).

Në deklaratën e tyre, drejtuar Ministris së arsimit, shoqatat profesionale nuk i referohen vetëm shifrave apo studimeve lokale, por studimeve të shumta shkencore dhe raporteve të vendeve nga Gjermania, Franca, Islanda, Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia, Hollanda dhe Australia.

Të dhënat aktuale nga anketat e shumta shpiejn dhe  përfundojnë nga ky vështrim se fëmijët dhe adoleshentët nuk janë forca lëvizëse e pandemisë. Por që rreziku i transmetimit nuk duket të jetë më i lartë se tek të rriturit – ndoshta edhe më i ulët. Ky supozim është veçanërisht i vërtetë për fëmijët nën moshën 10 vjeç.

Kjo është arsyeja pse institucionet edukative duhet ta peshojnë rrezikun e infekcionit i cili është shume i ulet dhe rëdësin e edukimit të fëmijëve për pasojat e mbylljes së qendrave të kujdesit ditor dhe shkollave fillore. Për shembull, ekspertët e konsiderojnë izolimin e fëmijëve dhe përjashtimin nga arsimi  shumë serioze dhe afatgjat te dëmshme sa që tani kërkojnë hapjen e qendrave të kujdesit ditor dhe shkollave fillore.

Edhe sipas vlerësimit tim mendoj se katër shoqatat e specializuara po veprojnë pozitivisht për fëmijët dhe janë në kërkim të mënyrave me të cilat fëmijët mund të ri-integrohen në jetën shoqërore, pasi tani që lokalet dhe kafenet e birrës janë të hapura dhe udhëtimet turistike jashtë vendit po bëhen të mundur.

Por shoqatat thonë gjithashtu që nëse ka njohuri të reja, edhe kjo duhet të rivlerësohet.

Në mesin e njerëzve që testuan pozitivisht për virusin e ri Corona në të gjithë Gjermaninë, përqindja e fëmijëve nën moshën 10 është vetëm 2 përqind. Sidoqoftë, numri i rasteve të raportuara ka të ngjarë të jetë shumë i lartë, sepse meqenëse Covid-19 shpesh shkon pa simptoma te fëmijët dhe  fëmijët nuk dergohen pa arsye në pediatri dhe të testohen.

Vlerësimet e rrezikut të infeksionit nga fëmijet dhe në mes të fëmijeve është konfuz dhe jo i ngjajshëm. Prandaj duhet marr parasysh edhe vleresimin e Virologut Christian Drosten nga Charité, i cili kann jë mendim kontradiktor dhe propozon qe kufizimi te mbahet stabil, kurse te tjeret (duke përfshire edhe mendimin tim) që të largohet së shpejti.

Kjo është me të vërtetë e ndërlikuar, virologu Christian Drosten ekzaminoi përqendrimin e virusit në fytin e fëmijëve, e krahasoi atë me atë të të rriturve dhe zbuloi se nuk ka ndonjë dallim. Katër shoqëritë e specializuara thonë se nuk mund të konkludohet pa dyshim që fëmijët dhe të rriturit paraqesin një rrezik po aq të lartë të infeksionit.

Problemi është se ka studime shumë kontradiktore, por të gjithë kanë edhe mangësi.

Tani shpresojm për rezultate të reja te studimit i cili ështe duke vazhduar aktualisht me 2000 Fëmijë në Baden-Württemberg për të zbuluar se sa ngjitëse janë me të vërtetë  Fëmijët.

Rezultatet e para priten së shpejti. Qeveria e shtetit në Baden-Württemberg shpreson të shohë më qartë kur mund të rihapen qendrat e kujdesit ditor dhe shkollat fillore.

Sipas katër shoqatave të specializuara, është e mjaftueshme në qendrën e kujdesit ditor nëse grupet janë konstante dhe nuk përzihen. As kur sillen fëmijët në kopsht por as kur merren nga kopshti. Vetë të vegjlit mund të kujdeseshin në grupe me madhësi normale, pa rregulla në distancë dhe pa maska. Rregullat e higjienës siç është larja e duarve duhet t’u mësohen atyre.

Edhe mëtutje mësuesit dhe arsimtarët duhet të mbrohen me maska, distanca nga njëri-tjetri dhe masat e tyre higjenike. Unë mendoj se mund të funksionojë në shkollën fillore, por si funksionon në kujdesin ditor, kur një fëmijë duhet të pastrohet dhe ndërrohen rrobat ose kur duhet të fryj hundën – kjo ndoshta do të jetë e vështirë por duhet te vendos cdo cerdhe metoden e vete për këto aktivitete. Sindikata e shërbimeve të burimeve njerëzore nacionale kërkon teste të rregullta të virusit dhe antitrupave për punonjësit dhe fëmijët ne mënyr që infeksionet sado te vogla mos të përhapën.

Virologët dhe kryesisht zoti Dorsten (Charite Berlin) deri më tani kanë mbajtur një profil të ulët. Politikanët kryesorë dhe politikanët po bëjnë thirrje që qendrat e kujdesit ditor dhe shkollat fillore të hapen së shpejti në përputhje me rregullat e higjienës. Ekspertet tjerë shëndetësor në politik nuk pajtohen komplet me lirimin e kufizimeve duke supozuar se hapja e shkollave mund të jetë një problem i madh sepse ekziston mungesa e koncepteve të përshtatshme të higjienës. Prandaj, shpërthimet e viruseve në shkolla nuk përjashtohen.

Unë mendoj se sigurisht  duhet të hapen te gjitha kopshtet e femijëve, shkollat dhe aktivitetet tjera arsimore  sepse situata aktuale është bërë e padurueshme për familjët. Pandemia është dobësuar në nivel shumë të ulët dhe fëmijët jan larguar gjatë nga mësimi dhe formimi edukativ i tyre, i cili është shumë i nevojshëm për ardhmërin profesionale dhe personale.  Por tani ekziston një nevojë urgjente për një koncept të koordinuar në të gjitha insitucionet edukative dhe kulturore.