16:43 / E Diele, 14 Janar 2018

Korçarja mëson sekretin e pistë të burrit: Mua më mbyll brenda, vetë…

Rastet kur meshkujt ikin në emigrim për të siguruar një jetë më të mirë për familjen dhe njerëzit e tyre të afërm, nuk janë të rralla në vendin tonë, edhe pse kohët e fundit po aq të shumtë kanë qenë emigrantët që janë kthyer në atdhe pas krizës ekonomike në vendet fqinje.

Mirëpo, një zonjë nga qyteti i Korçës e ka zënë halli me të shoqin. Ajo tregon për JOQ.al se ka rreth 11 vite e martuar me bashkëshortin dhe kanë sjellë në jetë dy fëmijë. I shoqi jeton në Greqi dhe shkon një herë në muaj në Korçë për të takuar atë dhe fëmijët.

Ajo, duke dashur të ngelë anonim, shkruan se kohët e fundit ka mësuar që burri frekuenton shtëpitë publike me justifikimin se është mashkull dhe se e ka të nevojshme këtë gjë, pavarësisht se kthehet për ta takuar çdo muaj.

Për më tepër, zonja rrëfen se i shoqi është fanatik dhe nuk e lë as të pijë kafe me shoqet, por vetëm të rrijë e mbyllur në shtëpi e të respektojë njerëzit e tij.

Ja çfarë shkruan ajo:

Përshëndetje JOQ! Jam një zonjë rreth 30 vjeçe. Kam dy fëmijë. Burrin e kam emigrant në Greqi. Një herë në muaj vjen në Shqipëri. Kam disa ditë që kam marrë vesh se burri frekuenton shtëpitë publike. Debatuam shumë dhe ai më tha se është burrë dhe e ka të nevojshme, nuk quhet tradhti. Si mendoni ju? Unë e kam për detyrë sipas tij të mbaj fëmijët, të ri mbyllur, t’i respektoj njerëzit e tij se jam grua. Dhe me shoqet nuk duhet të pi kafe se është turp. Ju lutem  postojeni se po më ikën truri. Kemi 11 vjet martuar. Faleminderit për durimin”.

Temat: