19:08 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirus “prek” edhe Joshuan, sfida me Pulev drejt shtyrjes

Dueli i peshës së rëndë në boks mes boksierit britanik Anthony Joshua dhe bullgarit Kubrat Pulev, e parashikuar të zhvillohet më 20 qershor, mund të shtyhet në korrik për shkak të koronavirusit.

Lajmin e konfirmoi sot Eddie Hearn, menaxheri i Joshua.

Në këtë duel, Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë (IBF, WBA dhe WBO). Kjo sfidë është parashikuar të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, në Londër, por tashmë edhe ky vend është në dilemë, pasi në atë datë mund të ketë ndeshje të Premier League.

Deri më 20 qershor ka ende kohë, por jemi duke marrë masat për një shtyrje të mundshme të sfidës në korrik. Na duhet të bisedojmë edhe me Tottenham dhe të shohim planet që ka aty Premier League”, u shpreh Hearn për “Sky Sports”.