11:43 / E Enjte, 26 Mars 2020

Koronavirusi/ Deçani ndanë 100 mijë euro

Komuna e Deçanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme. E vetmja pikë e rendit të ditës ka qenë ndarja buxhetore për luftën ndaj koronavirusit.

Me vendim unanim, Deçani ka ndarë 100 mijë euro për luftën ndaj pandemisë.

“Sot, kemi mbajtur senacancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Deçanit, ku kemi shqyrtuar pikën e vetme të rendit të ditës, situata me pandeminë COVID-19 dhe ndarja buxhetore për këtë situat emergjete shëndetësore.
Në këtë seanc me vendim unanim kemi aprovuar ndarjën buxhetore në vlerë prej 100.000 euro, me përkrahjen e antarëve të kuvendit nga të gjitha subjektet politike, kjo shumë e ndarë nga kuvendi komunal do të hyjë në funksion të menaxhimit të kësaj situate emergjjente dhe do të kontriboj në operimin e të gjithë akterëve relevant që janë në funksion” thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj./Indeksonline/