75 Mall Live Search
22:58 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi e shndërron Vidalin në basketbollist

Përhapja e koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të izolohen e në mesin e tyre po ashtu edhe figura të njohura të politikës dhe sportit.

E siç duket futbollisti i Barcelonës, Vidal ka gjetur një mënyrë për ta kaluar kohën si i izoluar, shkruan IndeksOnline.

Në një video të publikuar nga vet Barcelona shihet futbollisti duke gjuajtur në kosh, e ku nga kjo gjuajtje duket se është mjaftë i saktë edhe në këtë sport.

Kurse në Itali dhe vende të tjera disa futbollist janë konfirmuar pozitiv me koronavirus./IndeksOnline/.