20:42 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi/Majki mbush bagazhin e makinës me miell

Që kur u konfirmuan rastet e para me koronavirus një javë më parë janë ndërmarr masa të rrepta për të parandaluar përhapjen edhe më të madhe të pandemisë.

Prej ditësh janë krijuar radhë të gjata të qytetarëve anë e mbanë Kosovës për të blerë gjërat elementare ushqimore dhe higjienike por më së shumti ata kanë blerë miell gjë që ka krijuar edhe panik për mungesë të tij, shkruan Indeksonline.

Si duket të njëjtën gjë ka bërë edhe reperi i njohur, Majk i cili së fundi ka publikuar një fotografi ku shihet një mik i tij i ulur pranë një makinë ku në bagazh shihen disa thasë me miell.

“Tu kry mill”, ka shkruar Majk me shaka sipër fotografisë.

Ndërsa, artisti i njohur poashtu i është bashkuar “sfidë” që po realizohet së fundi në rrjetet sociale duke përdorur dezinfektues dhe letër higjenike./Indeksonline/