09:15 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi/Merr pagën e Qeverisë por nuk e pranon: Dyqani im ka qenë hapur

Pronari i një dyqani pajisjesh në Paliano të Frosinone, Itali, mori një bonus prej 600 euro nga dekreti i qeverisë “Cura Italia” në kuadër të emergjencës së koronavirusit, por do që ta kthejë, pasi dyqani i tij ka qenë hapur.

Tregtari u zu në befasi kur e mori pagën bonus, pasi ishte financieri e tij ai që kishte aplikuar dhe për të, ashtu siç kishte bërë edhe për klientë të tjerë.

Por tashmë tregtari dëshiron që ta kthejë shumën mbrapsht, shkruan noa.al.

“Dua që ti kthej këto para pasi nuk mendoj se më përkasin. Unë kam punuar pavarësisht krizës. Natyrisht dhe unë kam pasur rënie të fitimit, por nuk kërkova ndihmë dhe as financieres nuk i kërkova gjë, por e kishte bërë vetë. Unë nuk i dua këto para, përkundrazi dua që t’ia kthej shtetit dhe nuk di si ta bëj”, tha tregtari për mediat vendase.