18:29 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi/Mjekët në gjendje gatishmërie në pikën kufitare në Han të Elezit

Epidemia e koranavirusit ka prekur thuajse gjithë botën, derisa Italia momentalisht po përballet me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Ani pse në Shqipëri dhe Kosovë ende s’ka rezultuar ndonjë i dyshuar me test pozitiv, kanë nisur tashmë të merren masat e parandalimit, përcjellë Indeksonline.

Madje, sot në pikën kufitare në Han të Elezit, në gjendje gatishmërie kanë qëndruar edhe disa mjek nga kjo komunë.

Kujtojmë që sot në Kroaci dhe Zvicër janë shënuar edhe rastet e para të prekura nga virusi që lindi në Kinë./Indeksonline