08:32 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi shënon mbi 200 mijë viktima në mbarë botën

Pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet në pjesën më të madhe të botës dhe tashmë numërohen mbi 200 mijë jetë të humbura.

Sipas shifrave të përditësuara, janë më shumë se 2.9 milionë rasste të konfirmuara me Covid-19.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten më të goditurat nga pandemia, me 54,265 mijë vdekje dhe 960,896 të infektuar.

Edhe katër shtete të tjera të botës janë pjesë e rrethit të kuq pasi shënojnë mbi 20 mijë viktima nga sëmundja.

Italia renditet e para me 26,384 vdekje, më pas Spanja me 22,902 vdekje, Franca me 22,614 jetë të humbura dhe Britania e Madhe me 20,319 viktima.

Sekretarja e Shtetit britanik, Priti Patel i përshkroi të dhënat si tragjike dhe të tmerrshme duke shtuar se i gjithë kombi është i pikëlluar.

Aktualisht, janë 837,045 pacientë të shëruar nga Covid-19 në të gjithë botën.

Ndërsa vendi ynë numëron 712 të infektuar dhe 403 të shëruar nga sëmundja.