12:42 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Korrektësia e ish-ministres, ia dorëzon detyrën zyrtarisht ministrit të ri

Edhe gjatë ditës së sotme  janë bërë pranimi i detyrave nga ministrat e rinj të Qeverisë së Hotit, raporton IndeksOnline.

Ndonëse të gjithë ministrat nga Vetëvendosje nuk kanë dorëzuar detyrat, përjashtim këtu bën ish- ministrja Emilija Rexhepi, e cila kishte lidhur koalicion me partinë e Albin Kurtit.

Ajo sot i ka dorëzuar mandatin dhe detyrat e kryera gjatë qeverisjes së saj me këtë ministri, Goran Rakiq, ministër nga radhët e Listës Serbe, i cili do të udhëheq me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Vlen të theksohet se ministrja Rexhepi, është shquar gjatë mandatit të saj, për raportet e afërta që ka pasur me 38 komunat e Kosovës.

E po ashtu ajo ishte ndër ministret më aktive, gjatë kohës së pandemisë Covid-19, duke vizituar dhe ofruar përkrahje për të gjitha komunat e Kosovës./IndeksOnline/