06:50 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Korrigjimi i kufijve” mbledh deputetët në seancën e jashtëzakonshme

Në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Kjo seancë ka të bëjë me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi në përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është kërkuar nga opozita./Indeksonline/