10:51 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosnett: Dezinformatat vijnë nga Qeveria, kemi shumë nevojë për gazetarë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha se dezinformatat më të mëdha vijnë nga Qeveria.

“Mënyra se si i përthithim informatat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike 10 viteve të fundit. Tani mund të marrim burime pa fund në internet. Shumë nga këto portale nuk kanë vullnet të vërtetojnë këto informata. Njerëzit i gjejnë disa informata dhe ju përmbahen atyre”, ka thënë ai.

Kosnett shtoi gjithashtu shtoi se në këtë kohë ka më së shumti nevojë për gazetarët.

“Këto sfida të mënyrës amatore të fragmentimit na bëjnë punën më të vështire të vërtetojmë atë se çka besojmë. Dezinformata është një njoftim i rrejshëm, dezinoformatat nuk vijnë vetëm nga qeveria por janë praktikuesit me të mëdhenjtë”, ka shtuar ai.

Ai tha se detyra e parë e qeverisë duhet të jetë e ndërgjegjshme që të shpërndajnë informata të sakta. Kosnet shtoi gjithashtu se se në këtë kohë kemi më së shumti nevojë për gazetarët.