17:59 / E Premte, 24 Mars 2023 / Gj. Sh

Kosova barazon me Moldavinë

Përfaqësuesja e Kosovës U21, sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Moldavisë.

Ndeshja e zhvilluar në Antalya të Turqisë dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje u pa si një test i mirë për “Dardanët” e rijnë që të përgatiten sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin “Sllovakia 2025”.

Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit do të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër miqësore në tokën turke, kundër Turqisë, më 27 mars.

Edhe kjo ndeshje i takon fazës përgatitore në prag të fillimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.

Kosova U21 është në Grupin D bashkë me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.

Cikli kualifikues për Evropianin 2025 nis në qershor. Kosova U21 ndeshjen e parë e luan kundër Estonisë.