21:08 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Kosova dhe Katalonia”, debat në Serbi

Dallimi në mes të asaj që thotë Bashkimi Evropian për Kosovën dhe rastin e Katalonisë është një shprehje e interesave politike dhe që nuk ka bazë në drejtësinë ndërkombëtare.

Kjo sipas profesorit të drejtësisë ndërkombëtare, Milenko Kreca që ka qenë edhe kohë të gjatë gjyqtarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, shkruan Politika.rs.

“Nëse e pranojmë që ka një dallim në mes të Kosovës dhe Metohisë dhe Katalonisë, kjo nënkupton që duhet të prezantojmë dy të drejta ndërkombëtare”, ka thënë ai.