08:04 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sot për vizitë në Kosovë do të qëndrojë Zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Emine Alp Meşe me ç’rast dy ministritë respektive të Shëndetësisë do të nënshkruajnë  Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi midis dy shteteve.

 Në realizim të këtyre aktiviteteve, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili do ta pres të enjtën më 20 qershor 2019 në takim Zëvendësministren Emine Alp Meşe duke filluar nga ora 09:00 në Ministri të Shëndetësisë.

Pas takimit dhe nënshkrimit të Planit të Veprimit, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Vizita e Zëvendësministres Emine Alp Meşe realizohet në ditët e Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi gjatë të cilës një ekip prej 26 ekspertëve turk të fushave të mjekësisë po realizojnë një bashkëpunim tashmë tradicional të ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe ndërhyrjeve operative në institucionet shëndetësore të Kosovës.