Kosova do të aplikojë si shtet vëzhgues në OBT
Qeveria e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të nis procedurat për aplikimin e statusit të shtetit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
Ministri Bajram Hasani ka thënë se duke ditur rëndësinë e kësaj organizate, ata kanë bërë këtë propozim, duke thënë se marrja e këtij statusi hap rrugën për anëtarësimin e plotë në të ardhmen.
Ky propozim është miratuar pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.