08:52 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kosova e gatshme me tre garues për garat e sotme në Grand Slamin e xhudos në Paris

Kosova do të marrë pjesë në garat e radhës të xhudos, që kësaj radhe do të mbahen në Pars.

Gjatë ditës së sotme Kosova do të garoj në Grand Slamin e xhudos me Distria Krasniqin, Nora Gjakovën dhe Laura Fazilun.

Distria këtë herë do garojë në kategorinë -52 kilogramë, kategori në të cilën do të mungojë Majlinda Kelmendi.

Kurse Nora Gjakova do të garojë në kategorinë -57 kilogramë dhe Laura në kategorinë -63 kilogramë.

Gara e Grand Slamit vlerësohet si një nga më të fortat në sportin e xhudos e po ashtu vlenë edhe për pikë Olimpike Tokio 2020./Indeksonline/.