12:33 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova e nisi mbarë në Ligën e Kombeve – testi i radhës quhet Malta

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur mbarë aventurën e re në Ligën e Kombeve.

Në dy ndeshjet e para, kosovarët kanë regjistruar katër pikë – një fitore dhe një barazim.

Me fitoren e fundit ndaj Ishujve Faroe, Kosova është lidere e Ligës D, në Grupin 3.

Ndërsa, kundërshtarja e radhës së Kosovës, Malta, është në formë më të dobët, teksa renditet në vendin e fundit, pas Kosovës, Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe, shkruan IndeksOnline.

Kosova dhe Malta nuk janë përballur kurrë ndërmjet vete dhe kështu në ”Fadil Vokrri” na pret një ndeshje mjaft interesante.

Herën e fundit, Kosova priti Ishujt Faroe në Prishtinë, ku shkroi historinë, duke regjistruar fitoren e parë kompetitive.

Ndeshja e parë ishte fatkeqe për Maltën – maltezët u mposhtën në fillim nga Ishujt Faroe, ndërsa më pas barazuan, 1-1 me Azerbajxhanin.

Të dielën, Ishujt Faroe janë nikoqir i Kosovës, teksa Malta i shkon Azerbajxhanit në Baku./IndeksOnline/