12:45 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosova e pafat, 2 ndeshjet historike për të marrë “vizën” për Evropianin i luan jashtë “Fadil Vokrrit”

Sot u hodh shorti për fazën e Playoffit të Ligës së Kombeve ku Kosova nuk pati fare fat dhe nëse kualifikohet në finale do t’i duhej prapë që ta luajë si mysafire atë ndeshje.

Për shkak të pikëve më shumë në fazën e grupeve të Nations League, Maqedonia do ta presë Kosovën, ndërsa në shortin e hedhur në Nyon të Francës sot, fituesit e gjysmëfinales së parë ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, do të jenë nikoqirë të ndeshjes finale.

“Dardanëve” tashti duhet të punojnë edhe më shumë pasi që nuk do ta kenë përparësinë e terrenit vendës dhe përkrahjen e pashtershme të tifozëve, shkruan Indeksonline.

Megjithëkëtë, Kosova ka treguar ndeshje të mira që japin shpresa të mëdha që ndonëse jashtë shtëpisë, “Dardanët” do të kthehen me biletën e Euros 2020./Indeksonline/