16:13 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Kosova e Serbia do të bashkëpunojnë për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

Mediat serbe kanë raportuar se do të ketë bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket zbardhjes së rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Sipas mediumit serb “Tanjug”, Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka treguar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Zyrën e Prokurorit të Beogradit për t`i shkëmbyer të gjitha informatat rreth rastit në fjalë.

“Tanjug” ka shkruar se Ministria e Drejtësisë në Kosovë i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë në Serbi, përmes EULEX-it.

Aty bëhet e ditur se Prokuroritë e dy vendeve do bashkëpunojnë për t`i zbuluar sa më shpejtë kryesit e krimit./Indeksonline/